Rama takon sot naftëtarët pas ndërprerjes së grevës
BKT
Ekonomi

Rama takon sot naftëtarët pas ndërprerjes së grevës

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim me naftëtarët e Ballshit.

Ky takimi vjen vetëm pak ditë pasi naftëtarët pranuan ofertën e qeverisë për të marrë një pagesë, e cila siç ka shpjeguar kryeministri, nuk është në vlerën e asistencës sociale, por as të rrogës që ata kanë marrë në rafineri.

Vlera që do të përfitojnë nga marrëveshja e bërë me qeverinë pritet t’ju bëhet me dije naftëtarëve nga kryeministri gjatë takimit të sotëm.

Ndërkohë përpara se të takojë naftëtarët, kryeministri do të zhvillojë aktivitetin "Deputeti që duam", pranë ambienteve të inceneratorit të Fierit, që kohët e fundit është bërë objekt në debatin e ndezur politik në vend, njofton euronews.albania.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha vazhdimisht ka akuzuar kryeministrin Rama se me inceneratorët është duke grabitur paratë e taksapaguesve shqiptarë për t’ua dhënë klientëve të tij.

Teksa i ka cilësuar inceneratorët një aferë të madhe korruptive, kryedemokrati Basha është zotuar se nëse PD vjen në pushtet, do të çojë përpara drejtësisë këdo që është i përfshirë në këtë "grabitje".


MË SHUME NGA Ekonomi