Ekonomia e Japonisë rritet për 21,4 për qind në tremujorin e tretë
Ekonomia e Japonisë është rritur për 21,4 për qind në tremujorin e tretë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave te Ministrisë së Ekonomisë të Japonisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit është rritur në periudhën korrik-shtator për 5 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar. Gjithashtu kjo shifër ka shënuar 21,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ekonomistët prisnin që ekonomia e vendit në tremujorin e tretë në bazë vjetore të rritet për 18,9 për qind. Ndërkohë, ekonomia japoneze në çerekun e dytë në bazë vjetore ishte tkurrur për 28,1 për qind si dhe në bazë tremujore 7,9 për qind.
Megjithëse të dhënat e publikuara ofrojnë prova të fuqishme se ekonomia e tretë më e madhe e botës është në rimëkëmbje, nëse merret parasysh madhësia e tkurrjes në tremujorin e dytë, tregon se Japonia ende është nën nivelin e para pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).























