Mazreku vizitoi pikat kufitare në veri të vendit
BKT
Ekonomi

Mazreku vizitoi pikat kufitare në veri të vendit

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vazhduar me vizitat nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar të hënën pikën kufitare në Berrnjak në veri të vendit, ku dhe eshte takuar me komandantin e stacionit Policor z.Millosh Dançetoviç.

Po ashtu gjatë ditës Ushtruesi i detyres se Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.

Ndryshe që nga marrja e detyrës si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Mazreku ka vizituar pikat kufitare në të cilat Byroja Kosovare e Sigurimeve ka pikat e saj ku qytetarët kanë mundësu të marrin policat e sigurimit.


MË SHUME NGA Ekonomi