Zemaj nënshkruan marrëveshje për tri plane strategjike
BKT
Shëndetësi

Zemaj nënshkruan marrëveshje për tri plane strategjike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar tri plane strategjike.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka nënshkruar tri plane strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021.

Sipas Zemajt, këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Kam nënshkruar sot tre Plane Strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021

1. Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021

2. Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe

3. Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore.

Këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor të lëmive gjegjëse dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore.

Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekspertizës në dispozicion, koordinimin e investitorëve në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshi burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturën për të realizuar aktivitete në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të tregueseve dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës te ne.

Gjithashtu, sa i përket Planit të veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e infeksioneve spitalore, përfshi mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani me shumë interes për pacientin dhe personelin shëndetësor.


MË SHUME NGA Shëndetësi