06:05 / 18.11.2020
Ministri Kuçi intervistohet nga deputetët për hidrocentralet
Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Intervistimi i dëshmitarëve, lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”:
z. Blerim Kuçi, Ministër dhe z. Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm, i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit;
z. Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Z. Petrit Pepaj, drejtor menaxhues, i Zyrës së Rregullatorit për Energji,
z. Arben Çitaku, ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë.
3. Të ndryshme.
Vendi: N506 Koha: 11:00























