Basha me biznesin: Qeveria merret vetëm me Instagramin
BKT
Ekonomi

Basha me biznesin: Qeveria merret vetëm me Instagramin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar biznesin, sektor i cili është goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia.

Ndërsa pronari i një biznesi i shprehu shqetësimet dhe sfidat me të cilat po ndeshet, kryedemokrati tha se qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë.

“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë.”/VP


MË SHUME NGA Ekonomi