Si mund të rikanalizojmë remitancat dhe të tërheqim investime nga diaspora?
Diaspora Flet 2020 - Dita e 2-të: Si mund të rikanalizojmë remitancat dhe të tërheqim investime nga diaspora?
Mes shqiptarëve, gatishmëria për të dhuruar para, kohë dhe ekspertizë për vendet e origjinës dhe të tjerët nuk ka munguar asnjëherë. Por, me kalimin e viteve edhe dinamika e komuniteve të diasporës ka ndryshuar.
Për të reflektuar mbi angazhimin ekonomik e filantropik të diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit do të diskutohet në ditën e dytë të konferencës virtuale “Diaspora Flet 2020”
Dita e dytë (20 nëntor) e konferencës për diasporën shqiptare “Diaspora Flet 2020”, do të fillojë me panelin diskutues rreth investimeve të Diasporës. Nga ora 15:00 profesionistë të fushës do të ofrojnë pikëpamjet e tyre se si të tërheqim bizneset e diasporës për të investuear në protofole të mëdha dhe si mund të lidhim tregjet.
Programi i kësaj dite do të trajtoj po ashtu edhe temat si: Ndikimi socio-ekonomik i COVID-19, Qasja në investimet dhe tregjet ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës, e ardhmja e remitancave, Gratë shqiptare në teknologji, Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm si dhe Filantropia dhe roli i OJQ-ve.
Në pjesën e dytë të ditës, përmes një bisede të përqëndruar, folësi kryesor i ditës - biznesmeni dhe filantropi Elvin Guri, i cili do të flasë për rrugëtimin e tij si një sipërmarrës i sukseshëm, angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimin e besimit për investim në vendlindje si dhe mundësitë e filantropisë.
Poashtu, përmes videove 5 minuteshe, tetë të ftuarit e Germin do të synojnë të inspirojnë të tjerët dhe të tregojnë sukseset e tyre jashtë dhe brenda vendit.























