Familjet kosovare,ulje të të ardhurave mesatarisht 406 euro gjatë pandemisë
BKT
Ekonomi

Familjet kosovare,ulje të të ardhurave mesatarisht 406 euro gjatë pandemisë

Agron Demi nga Instituti GAP ka njoftuar se sipas një hulumtimi të UNDP, 49% e familjeve kosovare kanë pësuar ulje të të ardhurave mesatarisht 406 euro në kohën nga fillimi i pandemisë.

Kurse 87% e bizneseve janë përballë me vështirësi të ndryshme, nga mbyllja e plotë e deri largimi i punëtorëve.

Sipas hulumtimit të UNDP, vetëm 22% e bizneseve janë kundër masave kufizuese.

Demi tha se institucionet nuk po bëjnë asgjë për t’ua lehtësuar humbjet bizneseve e qytetarëve të vendit.

“E institucionet janë 100% kundër ligjeve që munden me ja zbutë paksa humbjet bizneseve e me ua lehtësu vështirësitë qytetarëve”, ka shkruar ai në profilin e tij.EO


MË SHUME NGA Ekonomi