Reçica: Në pandemi kemi implementuar masa mbështetëse rreth 247 mln euro

Reçica: Në pandemi kemi implementuar masa mbështetëse rreth 247 mln euro

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se problemin e papunësisë nuk mund ta zgjidhim brenda natës, por duhet ti qasemi këtij problemi përmes një plani nacional të cilin e kemi nisur gjatë mandatit të kaluar, që do të kishte në epiqendër orientimin e të rinjve në karrierë.

Gjithashtu, ministri Reçica gjatë debatit televiziv ku po diskutohet për strategjinë e punësimit dhe krizën ekonomike me covid-19, ka thënë se, vetëm në kohën e pandemisë deri më tani ne kemi implementuar rreth 247 milionë euro në mbështetje të qytetarëve përmes masave të qeverisë, pra në funksion të zbutjes së papunësisë.

Po ashtu, ministri Reçica ka thënë se ne gjatë kësaj kohe ne kemi dyfishuar edhe asistencën sociale për muajt tetor-dhjetor.