Inaugurohet Këndi Arkivor Shqiptar

Inaugurohet Këndi Arkivor Shqiptar

Sot do të bëhet inaugurimi i Këndit Arkivor Shqiptar, i cili do t`iu mundësojë qytetarëve dhe studiuesve të kenë qasje në të dhënat dhe dokumentacionin e Arkivave të Shqipërisë nga Arkivi i Kosovës.

Kjo risi vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës me  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe përurohet nga z. Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë dhe z.  Zyberaj, Kryeshef Ekyekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.