Gërxhaliu:Kosovës i nevojitet partneritet me FMN dhe jo program me të

Gërxhaliu:Kosovës i nevojitet partneritet me FMN dhe jo program me të

Kosova që nga anëtarësimi në FMN në vitin 2008 ka qenë pjesë në disa programe të saj, të cilat në disa raste nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara nga FMN-ja në disa fusha, për të cilat edhe është ndëshkuar.

Eksperti ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerësoi se partneriteti me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), është i rëndësisë së veçantë qoftë në aspkektin ekonomik, politiko-strategjik, psikologjik dhe garancë për ndërkombëtarizimin e ekonomisë së Kosovës.

“Vet të qenurit pjesë e FMN-së, nënkupton në vete, një stabilitet politik, ekonomik, sundim të rendit dhe ligjit dhe në veçanti disiplinë financiare dhe llogaridhënie për paranë publike”, tha ai.

Sipas tij Kosova ka dështuar në disa raste të jetë partner i denjë i FMN-së, dhe për këtë arsye edhe është ndëshkuar në mungesë të tranparencës dhe llogaridhënies për menaxhimin e disiplinuar të parasë publike.

“Sot Kosova është para sfidave të shumta, por në veçanti i mungon uniteti dhe stabiliteti politik, për t’i votuar ligjet e rendësishme për reforma ekonomike si: Ligji për Banka, Aprovimin e Projektligjit për Buxhetit për vitin 2021, Kompletii të Bordit të BQK-së, nga ana e Kuvendit të Kosovës si dhe ligjet e tjera që janë të rëndësishëm qoft për Kosovën, por edhe për forcimin e parneritetit me FMN. Prandaj fatin e disiplinës dhe llogaridhënies fiananciare nuk mund ta mbuloj vetëm Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), por duhet një angazhim më i fuqishëm edhe i qeverisë me qëllim të arritjes së objektivave nga parneriteti dhe programet e FMN-së”, tha ai.

Gërxhaliu tha se nëse intstitucionet e Kosovës do të tentojnë të hyjnë  në programe me FMN-në, në këtë kohë pandemie dhe kur vendi është në krizë politike dhe nëse do të kishte prap ndëshkime nga FMN, atëherë ky do të ishte një mesazh shumë i keq për Kosovën, jo vetëm në momentin aktual, por edhe për perspektivën dhe parteritetin strategjik për të ardhmen me FMN dhe organizma të tjera ndërkombatar.