Në QKUK po trajtohen 876 pacientë me Covid-19, 647 me oksigjeno-terapi

Në QKUK po trajtohen 876 pacientë me Covid-19, 647 me oksigjeno-terapi

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë statistika të reja sa i përket trajtimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës të pacientëve me COVID-19.

MSH bën të ditur se 647 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim thuhet se 599 pacientë të tjerë të konfirmuar me COVID-19, po marrin trajtimin në spitalet nëpër Kosovë.