OTKT dhe OAK Diskutojnë Mundësitë e Bashkëpunimit

OTKT dhe OAK Diskutojnë Mundësitë e Bashkëpunimit

Oda e Afarizmit të Kosovës ( OAK) vizitoi Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Në takim temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy Odave.

Në takim nga ana e OTKT-së pjesëmarrës ishin Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, Nënkryetari Ayhan Demirkıran si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Odës Esin Muzbeg ndërsa nga OAK pjesëmarrës ishin  Anëtari i Bordit njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i OAK  Diamant Elshani, Anëtari i Bordit Hysni Zogaj si dhe koordinatorja e OAK Qëndresa Ibrahimi.

Temë e takimit ishin edhe çështjet e promovimit, aktiviteteve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy Odave.

Në takim po ashtu  u fol rreth bashkëpunimit me Turqinë me theks të veçantë rreth panaireve dhe programeve edukative.

Si hap i parë, të dyja palët ranë dakord të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për të përcaktuar mundësitë dhe kornizën e bashkëpunimit.


MË SHUME NGA Ekonomi