Eksporti i prodhimeve të Kosovës merr treg të madh në Ballkan

Eksporti i prodhimeve të Kosovës merr treg të madh në Ballkan

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i shoqëruar edhe nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kanë vizituar fabrikën e bllokave Silcapor në Kaçanik, ku janë pritur e informuar lidhur me punën dhe eksportet nga pronari Zelqif Berisha

Ata përcjellë nga afër eksportin e një kontigjenti të prodhimeve të bllokave në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të "Javëve të Biznesit Kosovar 2020" me moto : Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?.

Zelqif Berisha, pronar i fabrikës Silcapor, tregoi se  në këto  momente të vështira  jemi duke prodhuar   15 mijë metra blloka në muaj ku mbukojmë 50 për qind të tregut të Kosovës dhepjesa tjetër për  eksport.

"Kemi nevoj për  stimulim nga shteti  dhe të cilën e presim", tha Berisha.

Ai tregoi se kanë shënuar rritje të prodhimit, mbulimit të tregut vendës e eksportit në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Zvicër, Spanjë e gjetiu.

Sipas me rritje e punës është rrit edhe numri i punonjësve në rreth 200.

“Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të bllokave e të cilat janë cilësore dhe nuk ka nevojë për import të tyre. Qeveria duhet të nga mbroj nga importet”, tha Zelqif Berisha.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha  kjo fabrik ka ambicie të mëdha e të cilat po pëcjellim eksportet ne 4 shtete.

"Pakoja  e re e premtuar  është e mirpritur nga biznesi", tha Shahini.

Sipas tij eksporti i sotëm ka të bëjë me Shipëri, Maqedoni, Malin e zi e Serbi  ku po ndëtohen shumë objekte të mëdha me blloka të kësaj fabrike.

Kryetari i AKB-së shtoi se është shqetësuese sesi vazhdon zvarritja e miratimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomie nuk e di kujt po i pengon kjo. Ligji ështê për zhvillim.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se kjo fabrikë ka kaluar nëpër sfidat e kohës dhe konkurrencës jo të drejtë e sidomos nga prodhuesit e subvencionuar nga shteti i Serbisë dhe mezi i ka mbijetuar me rreth 80 punëtorë, ndërsa tash ka mbi 200 të punësuar.

Sipas tij kjo kompani është liderë në Ballkan ku kapacitet prodhuese i ka rritur mbi 60% dhe ka marrë tregun e Kosovës po ashtu edhe ka rrit eksportin për Maqedoni, Shqipëri e Serbi dhe vendet e BE-së.

“Qeveria duhet të kujdeset e ofroj më shumë politika për bizneset prodhuese, investimet e huaj dhe duke mbrojtur ato”, tha Shahini.

Sipas kreut të AKB-së rritja e prodhimit është qëndrueshmëri e vetme ekonomike e Kosovës.

Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës,   përgëzon fushatën 18 vjeqare  të promovimit të prodhimeve vendore dhe kompanitë prodhuese vendore.

"Jemi afër prodhuesve vendor. Do të bëjmë të tejkalohen te gjitha  barrierat. Kemi shperndar rreth 270 milione per bizneset.  Vitin e ri do te nisim me pako te re fiskale.", tha Hoti

Kryeministri i Kosovës shtoi se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.  

Derisa tregoi se me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.