Festat e babëzitura të aristokracisë romake

Festat e babëzitura të aristokracisë romake

Imagjinoni, një festën të madhe me shumë njerëz, ushqime të shumëllojshme, muzikë dhe kërcime. Kjo mund të tingëllojë sot si një festë e hareshme, por nuk krahasohet aspak me shfaqjet ekstravagante në Romën e lashtë, ku anëtarët e klasave të larta rregullisht gëzonin me festa që zgjasnin me orë të tëra.

Sipas profesorëve të filozofisë antike, aristokracia në antikitetin romak, zhvillonte festa të ndryshme, për të shfaqur pasurinë dhe statusin e lartë social dhe këtë mbi të gjitha e demonstronin përmes bollëkut të ushqimeve. Për ta, “ushqimi ishte akti suprem i civilizimit dhe festimit të jetës”, e ndaj banketet e tyre nuk mendoheshin pa ushqime të kushtueshme, erëza të rralla, prodhime deti, mish gjahu, por dhe gatime të veçanta, si “fricassee”, gatuar me gjuhë papagajsh. Të gjitha këto, shërbeheshin nëpër enë të shtrenjta, të lara në arë apo të zbukuruara me gurë të çmuar ose ornamente ekzotike.

Studiues të historisë antike Romake, në Itali, kanë rimarrë recetat e humbura duke sjellë përvojën e ngrënies dhe shijes së një fisniku romak apo lojërat ushqimore që bëheshin për të mahnitur dhe mashtruar mysafirët. Megjithatë, të ngrënit me babëzi siç bëhej asokohe, mund të konsiderohet sot si sjellje e pahijshme shoqërore, thonë studiuesit, pasi, ata kishin zakone të çuditshme të kuzhinës, që tashmë nuk i përshtatet më etikës moderne, si p.sh. ngrënia gjysmë shtrirë apo të vjella nga ushqimi i tepërt. Kjo ishte një praktikë e zakonshme, aspak jo etike, por e nevojshme për të lënë vend në stomak për më shumë ushqim. Shpesh festuesit edhe dremitnin, duke i dhënë pushim stomakut. Këtyre festave gati të shfrenuara nuk u mungonte as të pirët e shumtë, kryesisht të verës që hollohej me ujë për të lejuar festuesit të pinin edhe më shumë.

Romakët ishin shumë besëtytë, e ndaj për to çdo gjë që binte nga tryeza i përkiste botës së përtejme dhe nuk duhej të merrej nga frika se të vdekurit do të vinin të hakmerreshin, ndërsa derdhja e kripës ishte një shenjë e keqe. Banketet përfundonin përgjithësisht me një ritual të pirjes së duhanit gjatë të cilit diskutonin për vdekjen për t’i kujtuar vetes që të jetonin apo të shijonin kënaqësitë e jetës.