Për fatkeqësitë natyrore duhet koordinim të institucioneve

Për fatkeqësitë natyrore duhet koordinim të institucioneve

Shkruan: Tahir Ahmeti

Një vjet nga tërmeti tragjik në Shqipëri, i cili mori jetën e 51 personave, la shumë të lënduar dhe shkaktoj dëmë të mëdha materiale. Ky tërmet ishte ndër më të fuqishmit në shekullin e fundit në shtetin shqiptar.

Tërmetet dhe fatkeqësitë tjera natyrore janë të paparashikueshme. Ne nuk mund të parandalojmë mundësinë e ndodhjes së ndonjë tërmeti apo fatkeqësie tjetër natyrore, porse duhet analizuar përgatitjet e institucioneve të Kosovës për t’u ballafaquar me këto fatkeqësi nëse ndodhin.

Një rishikim i plotë i institucioneve, përgjegjësive të tyre, kapaciteteve humane dhe teknike, aftësisë së tyre vepruese, buxhetit të tyre dhe koordinimit mes tyre është i domosdoshëm.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).