Reçica: Askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale

Reçica: Askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim znj. Valbona Çitaku, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, njëherit drejtoreshë e Strehimores së fëmijëve “Shpresa dhe Shtëpitë e fëmijëve” dhe znj. Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme që strehimorët në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi, veçmas në këtë periudhë të vështirë pandemike, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë.

Ministri Reçica ka thënë se, është fakt që situata e ballafaqimit me covid-19 e ka rënduar funksionimin e mirëfilltë të mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale, por pavarësisht kësaj, unë jam tejet i përkushtuar për t’i mbështetur dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale.

“Si ministër i MPMS, vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, mirëpo edhe në mungesë të kësaj, ne vazhdimisht kemi mbështetur financiarisht këto strehimore, për aq sa kemi pasur mundësi ligjore dhe financiare, ka thënë ministri i MPMS, Skender Reçica.

Gjithashtu, ministri Reçica, ka siguruar se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.