511 milionë euro për të ndihmuar ekonominë bullgare

511 milionë euro për të ndihmuar ekonominë bullgare

Komisioni Evropian ka miratuar një ndryshim në programin bullgar “Inovacionet dhe Konkurrenca”, i cili do të lejojë mobilizimin e 511 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi i Kohezionit.

Ata do ta ndihmojnë ekonominë bullgare në luftën e saj kundër pasojave të krizës së koronavirusit.

Mbështetja financiare përfshin grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, garanci kredie etj.

Sipas Komisionares së BE-së për Kohezionin dhe Reformën Eliza Ferreira, masat kanë qëllime afatshkurtra për ta lehtësuar krizën dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja shtesë evropiane për rimëkëmbjen e tij ekonomike.