Cilat eksporte të Kosovës u ndikuan më së paku nga pandemia?

Cilat eksporte të Kosovës u ndikuan më së paku nga pandemia?

Deficiti tregtar i mallrave në Kosovë është komponent negativ i cili vazhdimisht po e rëndon rritjen e Bruto Produktit Vendor. Në gjatëmujorin e parë të këtij viti, eksportet e Kosovës për në vendet tjera u rritën për 31.8 milionë euro (20%), ndërsa importi pati një rënie prej 146.2 milionë euro ose 9 përqind më pak krahasuar me përidhuën e njejtë të vitit 2019.

Sipas raportit të institutit GAP me titullin “Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës” thuhet se kjo rënie e importit kryesisht ndërlidhej me zvogëlimin e konsumit të brendshëm në tremujorin e dytë, në kohën kur pandemia ishtë shfaqur në Kosovë. Ndërkaq me rritjen e eksporteve deficiti tregtar i Kosovës u zvoglua për rreth 178 milionë euro apo -12 përqind.

Sipas të dhënave të ASK-së për tregtinë e jashtme, mallrat e eksportit që u ndikuan më së paku nga pandemia ishin Metalet bazë dhe artikujt prej tyre, të cilat vetëm në muajin tetor arritën vlerën e 16 mijë e 591 eurove apo 32.8 përqind të të gjitha mallrave të eksportuara. I njejti sektor me 2019 po në tetor kishte kapur shifrën e vetë, 10 mijë e 95 eurove.

Në muajin mars po të njejta produkte të metaleve kishin  pasur një vlerë prej mbi 14 mijë eurove që krahasuar me marsin e 2019-tës është një shifër dukshëm më e lartë pasi më 2019 kjo vlerë ishte vetëm 9 mijë e 907 euro.

Vlera të përafërta si të muajve të lartëcekur vazhduan edhe muajt e tjerë deri më tani.

Rënie të eksportit nuk patën as produktet e plastikës, gomës dhe artikujt prej tyre.

Vlera e këtyre produkteve gjatë muajit mars ishte mbi 4 mijë euro apo 12.6 përqind e të gjithë eksportit, kurse në muajin prill vlera e këtyre produkteve kishte rënë në 3 mijë e 600 euro e cila më pas vazhdoi me rritje deri në mbi 6 mijë euro muajve më pas, pas hapjes së kufijeve.

Ndërkohë as pijet e ndryshme dhe duhani nuk ishin ndikuar shumë nga pandemia. Përderisa në muajin mars këto produkte përbënin 7.8 përqind të të gjithë eksportit në muajin prilll dhe maj shifra e tyre kishta shkuar mbi 8 përqind, për të arritur mbi 10 përqind në qershor. Ndërsa në muajin tetor kjo shifër ra prap në 8.8 përqind.

Ndërkohë produktet bimore dhe produktet minerale kanë pasur shifra si të përafërta muaj pas muaji me ndryshime të vogla. Në muajin mars produktet bimore përbënin 4.5 përqind të të gjithë eksportit, kurse ato minerale 6.9 përqind, ato në muajin tetor shkuan në 9.0 përqind bimoret ndërkaq ato minerale ranë në 6.0 përqind.

Sektori i makinerisë, pajisjeve mekanike dhe elektrike pesoi një rënie të ndjeshme nga 5.3 përqind që ishte në muajin mars në 3.3 përqind në muajin prill, për t’u rritur sërish muajve në vijim deri në 5.4 përqind në tetor.

Ndërkaq tekstili dhe artikujt prej tij brenda kësaj përiudhe të pandemisë kishin shkuar vazhdimisht duke u rritur. Përqindja e ekportit të tekstilit në muajin mars ishte vetëm 1.8 përqind, në muajin maj ishte rritur ne 2.7 përqind, në qershor rritët në 3.1 përqind dhe në tetor arritit në 3.2 përqind.

Një përqindje të lartë ë përbëjnë edhe artikujt e ndryshëm të prodhuar në Kosovë. Vetëm gjatë marsit këta artikuj përbënin 5.9 përqind të eksportit, kurse në tetor shkoi në 11.0 përqind.

Ndërkohë që sektorët e tjerë përfshirë yndyrërat, lëkurën, drurin, letrën, artet prej gurit, perlat dhe gurët e çmuar, mjetet e transportit si dhe veprat e artit, nuk është se patën luhatje të mëdha./Buletini Ekonomik