Krasniqi: Do të zbatohen udhëzimet e reja administrative për naftën

Krasniqi: Do të zbatohen udhëzimet e reja administrative për naftën

Ministri Vesel Krasniqi, sonte është i ftuar në emisionin Ekonomiks në RTK.

Në intervistën për emisionin Ekonomiks, ministri Vesel Krasniqi ka thënë se, pavarësisht kundërshtimeve nga naftëtarët, do të zbatohen udhëzimet e reja administrative si ai për pastrimin e rezervuarve, kalibrimin dhe kthimin e kontrollit të cilësisë së naftës nga dogana te trupat inspektuese, dhe kjo bëhet me qëllim për t'i mbrojtur konsumatorët. 

Ministri Krasniqi ka thënë se shpreson që shumë shpejt do të miratohet edhe ligji për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend, i cili do t'u ndihmojë bizneseve të goditura nga pandemia.

Ndër të tjera, në emision do të trajtohen edhe temat si Ligji për Investime strategjike, Samitin e Sofjes, zbatimin e marrëveshjeve me Shqipërinë e tema të tjera.

Emisioni transmetohet nga ora 20:45 në RTK3, facebook dhe youtube.