Pandemia “godet” transportin ajror

Pandemia “godet” transportin ajror

Transporti i pasagjerëve është sektori më I goditur nga Pandemia Covid 19 për periudhën janar tetor-2020.

Sipas të dhënave të sapopublikuar nga Instituti i Statistikave, në Tetor 2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është 28.581 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2019, ky tregues është ulur 70,6 %. Në dhjetëmujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 323.647 pasagjerë, duke u ulur me 77,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dhjetëmujorin e vitit 2020 është 1.151.809 pasagjerë duke u ulur me 59,4 %, krahasuar me dhjetëmujorin e 2019. Në muajin Tetor 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 78,8 % të transportit gjithsej.

Ndërkohë që efektit frenues të Pandemisë nuk i ka shpëtuar as transoporti i mallrave. Instat raporton se në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.493 mijë ton, duke u ulur me 7,5 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.

Në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 20.940 mijë tonkilometër, duke u ulur me 41,9 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019. Në muajin Tetor 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 153,0 ton, duke u ulur me 28,3 %, në krahasim me Tetor 2019.

Për gjithë dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.457,3 ton duke u ulur me 24,2 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019. Në Tetor 2020, numri i fluturimeve të kryera është 1.502 duke shënuar një rënie me 36,2 %, në krahasim me Tetor 2019.