Ekonomia e Turqisë rritet 6.7 për qind në tremujorin e tretë
BKT
Ekonomi

Ekonomia e Turqisë rritet 6.7 për qind në tremujorin e tretë

Parashikimi i PBB me çmime aktuale sipas mënyrës së prodhimit, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 22.6 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) njoftoi rezultatet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) lidhur me tremujorin e tretë (korrik-shtator).

Sipas kësaj, parashikimi i PBB si indeks i vëllimit zinxhir, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit 6.7 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti pavarësisht ndikimit të pandemisë së koronavirusit të ri.

Ndërkohë, parashikimi i PBB me çmime aktuale sipas mënyrës së prodhimit, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 22.6 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti duke arritur në 1 trilionë e 419 miliardë e 483 milionë lira.

Kur shqyrtohen aktivitetet që përbëjnë PBB-në, në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me 41.1 për qind aktivitetet financiare dhe të sigurimeve si indeks i vëllimit të zinxhirit, aktivitetet e informacionit dhe komunikimit 15 për qind, industria 8 për qind, ndërtimi 6.4 për qind, bujqësia 6.2 për qind, shërbimet e tjera 6 për qind aktivitetet e pasurive të patundshme 2.8 për qind, administrata publike, arsimi, shëndeti i njerëzve dhe shërbimet sociale 2.4 për qind si dhe shërbimet e tjera 0.8 për qind.

Ndërkohë u ulën me 4.5 për qind aktivitetet e shërbimit profesional, adminstrativ dhe të ndihmës.

TÜİK gjithashtu ka rishikuar edhe shifrat e tremujorit të parë dhe të dytë të këtij viti.

Ekonomistët që morën pjesë në anketën e pritshmërive të rritjes të AA Finans kishin parashikuar një rritje prej 5 për qind në tremujorin e 3-të të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Normat e rritjes, viteve dhe tremujorëve të ekonomisë së Turqisë që nga viti 2010 janë si më poshtë:

Vitet   Tremujori 1  Tremujori 2  Tremujori 3 Tremujori 4 Vjetore
2010 7,0 8,1 8,7 9,7 8,5       
2011 11,7 11,5 11,6 9,9 11,1
2012 6,8 5,0 3,6 4,2 4,8
2013 8,5 9,8 8,9 6,9 8,5
2014 8,7 2,9 3,7 5,9 5,2
2015 3,6 7,2 5,8 7,5 6,1
2016 4,8 4,9 -0,8 4,2 3,2
2017 5,3 5,3  11,6 7,3 7,5
2018 7,5 5,8 2,5 -2,7 3
2019 -2,6 -1,7  1 6,4  0,9
2020 4,5  -9,9 6,7    


MË SHUME NGA Ekonomi