11:17 / 30.11.2020
Pas disa muajsh pritje, vaksinat për grip sezonal vinë në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në orën 11:00 do të marrë pjesë në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Nga Ministria e Shëndetësisë, ishte bërë e ditur mëherët se janë prokuruar përmes UNICEF-it, 160 mijë e 500 vaksina.
Edhe pse ishte thënë se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në muajin nëntor, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.























