19:08 / 30.11.2020
Krasniqi-Butel diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel, me të cilën kanë diskutuar për tema të ndryshme, që lidhen me ekonominë dhe investimet në Kosovë.
Krasniqi bëri të ditur se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e investimeve që ofron Kosova për investitorët strategjikë.
Në takim është biseduar edhe për emërtimin gjeografik të origjinës së produkteve, konkretisht të djathit.























