Mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për vitin 2020
BKT
Ekonomi

Mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave njofton se më 08 dhjetor 2020 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milion euro. 

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

 


MË SHUME NGA Ekonomi