11:27 / 01.12.2020
BE do të mbështesë tranzicionin energjetik
Politika e dekarbonizimit përfshin një sërë rreziqesh – sociale, ekonomike, politike. Këtë e tha Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev në konferencën online “Politika për klimën dhe Marrëveshja e Gjelbër – sfida dhe mundësi”.
Një temë e madhe është “tranzicioni energjetik” dhe “tranzicioni i gjelbër” në regjione ku energjia elektrike prodhohet nga qymyrguri. Për këtë arsye Komisioni Evropian propozoi tri zona, të cilat do të jenë subjekt i mbështetjes së qëllimshme nga Fondi i Tranzicionit të Drejtë. Ata janë krahinat e qyteteve Pernik, Kjustendill, Stara Zagora, theksoi Donçevi.























