Dy raste pozitive me HIV këtë vit në Kosovë, 38 persona në terapi

Dy raste pozitive me HIV këtë vit në Kosovë, 38 persona në terapi

Më 1 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS.

Kosova renditet në vendet e shkallës së ulët të epidemisë, me dy raste pozitive të raportuara këtë vit, njofton Klan Kosova.

Ndërsa që nga viti 1986, kur është shfaqur për herë të parë, janë evidentuar 132 raste. Nga ta, 51 kanë vdekur. Kurse 38 persona marrin terapi aktualisht.

Infektologu Murat Mehmeti tregon se 38 pacientët që trajtohen aktualisht në QKUK janë në gjendje të mirë dhe nuk ka nevojë të hospitalizohen.

Kosova renditet me vendet që kanë shkallë të ulët të epidemisë, me 2 raste pozitive këtë vit. Megjithatë, Alban Gjonbalaj nga Asociacioni që merret me këtë fushë propozon më shumë teste që të ketë statistika më të sakta.

Për 34 vjet, në Kosovë kanë vdekur 51 persona nga AIDS, kurse gjithsej në botë kanë humbur jetën rreth 33 milionë njerëz.