Piraj: Heqja e TVSh-së për lëndën e parë pozitive për rimëkëmbjen ekonomike
BKT
Ekonomi

Piraj: Heqja e TVSh-së për lëndën e parë pozitive për rimëkëmbjen ekonomike

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka komentuar propozimin që të hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për lëndën e parë për bizneset, e cila është propozuar nga PDK-ja që të jetë pjesë e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Piraj në një bisedë për gazetën Scanner, ka thënë nuk është vetëm TVSh-ja pengesë për bizneset në këtë kohë pandemie.

“Nuk është vetëm TVSh-ja pengesë, ka ende shumë lëndë të para që paguhet taksë doganore dhe autoritetet janë të njoftuara po si për çudi heshtin”, ka thënë Piraj.

Pavarësisht kësaj, Piraj ka thënë se nëse hiqet TVSh-ja për lëndën e parë për bizneset, do te ketë tendencë të rimëkëmbjes ekonomike.

“Nëse i bëjnë këto ndryshime, normal që në vitet në vijim do të kemi tendencë të rimëkëmbjes, por jemi shumë prapa vendeve fqinje të cilët moti e kanë reformuar sistemin e taksave dhe e kanë favorizuar shumë prodhimin e vetë”, ka deklaruar Piraj.

Gazeta Scanner: Z. Piraj vazhdimisht keni insistuar që të hiqet TVSh-ja për lëndën e parë. Si e vlerësoni dakordimin e pozitës dhe opozitës që heqja e TVSh-së të jetë pjesë e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike?
Piraj: Një fjalë e urtë thotë: “Më mirë vonë se kurrë”. Nuk është vetëm TVSh-ja pengesë, ka ende shumë lëndë të para që paguhet taksë doganore dhe autoritetet janë të njoftuara po si për çudi heshtin.
Unë nuk kam arritur t’i kuptojë se a i bëjnë këto nga mosdija, apo janë të paguar nga agjencitë e huaja të inteligjencës për të penguar zhvillimin e konomik të Kosovës pasi me taksa dhe me ngarkesa të bizneseve vendore dhe nga ana tjetër lirim e prodhimeve të gatshme për import pa asnjë taksë nuk prodhon asgjë më shumë se fukarallëk në vend.
Unë jam i dëshpëruar shumë me klasën politike Kosovare, këta i kanë borxh shumë të madh qytetarëve tanë që i lanë pa punë i varfëruan skajshmërisht dhe i detyruan të braktisin vendin për një jetë më të mirë gjë të cilën nuk e pat arritur kurrë armiku i jonë.

Gazeta Scanner: Çfarë ndikimi do të këtë për bizneset heqja e TVSh-së për lëndën e parë?
Piraj: Nëse i bëjnë këto ndryshime, normal që në vitet në vijim do të kemi tendencë të rimëkëmbjes, por jemi shumë prapa vendeve fqinje të cilët moti e kanë reformuar sistemin e taksave dhe e kanë favorizuar shumë prodhimin e vetë.


MË SHUME NGA Ekonomi