OAK dhe EEN organizuan sesion informues për zgjerim të tregut evropian
BKT
Ekonomi

OAK dhe EEN organizuan sesion informues për zgjerim të tregut evropian

Oda e Afarizmit të Kosovës, në bashkëpunim me partnerin Enterprise Europe Network (EEN) organizuan sesion informues me bizneset anëtarë, gjatë së cilit u informuan për mundësitë e zgjerimit të tregut, nga ai vendor në atë evropianw dhe botërorë. Së fundi, Kosova është bërë pjesë e rrjetit EEN, pjesë e së cilës janë mbi 600.000 biznese dhe 60 shtete nga e gjithë bota, ku përveç vendeve të Evropës përfshihen edhe Kanada, Brazili, SHBA dhe Zelanda e Re.

Qëllim kryesor i EEN Kosova është krijimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive vendore me ato ndërkombëtare, takime të cilat mund të realizohen të gjitha në mënyrë virtuale, gjë e cila konsiderohet si lehtësi për bizneset, sidomos në këtë periudhë pandemie ku lëvizjet janë të kufizuara.

Përmes kësaj platëforme bizneset përfitojnë takime B2B,pjesëmarrje në evënte, panaire, konferenca dhe grante, pasiqë për grante janë të ndara mbi 3 miliard €.

Për çdo informatë shtesë lidhur me këtë mundësi të zgjerimit të tregut, ju mund të kontaktoni Odën e Afarizmit të Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi