12:28 / 07.12.2020
BSPK: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është diskriminues për disa sektor
BSPK ka reaguar ndaj Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nëpërmjet një komunikatë për medie, nga BSPK thonë se ky ligj, i cili u miratua të premten që lamë pas, sidomos pakoja e TRUST-it pensional është diskriminues për disa sektorë.
“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO - C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951 e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektore. Edh pse është një infuzion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë dikrkiminme të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.























