Gjermani: Ambasadori Beqë Cufaj takon personalitete të biznesit
BKT
Ekonomi

Gjermani: Ambasadori Beqë Cufaj takon personalitete të biznesit

Është bërë e ditur se ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin priti në një takim pune Kryetarin e Shoqatës Ekonomike gjermano-kosovare, Gjeneralin Erhard Bühler, si dhe Kryetarin dhe nënkryetarin e Rrjetit Shqiptar të Bizneseve në Gjermani, Mustafë Abazi dhe Fatos Xhafolli.

Në këtë takim u bisedua për situatën e rënduar në fushën e gastronomisë të bizneseve shqiptaro- gjermane në kohën e pandemisë në këtë shtet, transmeton albinfo.ch.

Temë e takimit ishte edhe mundësia për ndihmat për ekonominë e Kosovës dhe sidomos shtrirjen dhe koordinimin e organizatave shqiptaro-gjermane të Kosovës në Gjermani në vitin që vjen.


MË SHUME NGA Ekonomi