Emiratet Arabe 2 miliardë euro investim, transformohet Porti i Durrësit
Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe parashikon transformimin e porit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet.
Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano.
Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Muhammed El Alabbar president i EMAAR Group me qendër në Emiratet e Bashkuara, panë në terren të gjithë zonën ku parashikohet ndërtimi portit të ri.
Projekti parashikon edhe një mori investimesh transformuese, përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit.
Pak përpara largimit nga Tirana Muhammed El Alabbar në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht i përgjigjet pyetjes se përse Emiratet Arabe krahas ndërtimit të lagjes së re në Durrës, përfshihet në këtë projekt në portin e këtij qyteti, raporton pos tjerash TopChannel.























