Meta: Për 71% të punonjësve të administratës publike s’do ketë rritje page
BKT
Ekonomi

Meta: Për 71% të punonjësve të administratës publike s’do ketë rritje page

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një foto-postimi në rrjetet sociale tregon krizën financiare që ka prekur vendin edhe si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.

Sipas kreut të shtetit, për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do të ketë rritje rroge.

“Për 71% të punonjësve të administratës publike NUK DO KETË RRITJE TË PAGËS. Niveli i tyre i jetesës do PËRKEQËSOHET për shkak të kostove shtesë nga COVID-19”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti Meta rikthehu për rishqyrtim në Kuvend projektbuxhetin 2021.

Sipas tij, arsyeja madhore e marrjes së këtij vendimi është fakti që në këtë projektligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj./OraNews

 


MË SHUME NGA Ekonomi