Aviokompanitë bullgare janë kërcënuar nga falimentimi
BKT
Ekonomi

Aviokompanitë bullgare janë kërcënuar nga falimentimi

Ka të ngjarë që të fillojnë falimentime në masë, paralajmëroi para BNR-së Svetosllav Stanullov, kryetar i Asociacionit të Kompanive Bullgare të Aviacionit. Shteti subvencion 20-30% të të ardhurave të avio-transportuesve, por pas harxhimit të të gjitha rezervave, që të mbijetojë dega ka nevojë për këste financiare shtetërore kërkoi Stanullov.

Të ardhurat nga fluturimet e planifikuara kanë rënë rreth 65%. Sa u përket fluturimeve charter, rënia është 90% dhe gjatë pesë muajve të fundit nuk ka pasur fluturime, gjë që nuk lejon që kompanitë të mbulojnë shpenzimet e tyre fikse.

Rreth 4 500 njerëz janë të punësuar në sektorin e aviacionit bullgar, por numri i nëpunësve të shkurtuar nga puna është i vogël sepse bëhet fjalë për një personel me kualifikim shumë të lartë, shpjegoi Stanullov.


MË SHUME NGA Ekonomi