Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit për buxhetin 2021
BKT
Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit për buxhetin 2021

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kreu i shtetit listoi disa argumente se pse zgjodhi të kthente për rishqyrtim në Kuvend të projektligjit për buxhetin.

Ai theksoi se në buxhet nuk është parashikuar mbështetje e mjaftueshme financiare për qytetarët dhe sistemin shëndetësor, në kohën kur edhe projeksionet e institucioneve ndërkombëtare paralajmërojnë përkeqësim të situatës si pasojë e pandemisë.

Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti listoi pak ditë më parë arsyet se pse duhet rishqyrtuar projekt-buxheti i 2021:  

S'parashikon fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë;

S'parashikon fonde të mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël nga ndikimi i pandemisë;

S'ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet me partneritet publik-privat;

S'parashikon uljen e varfërisë për grupet më në nevojë;

S'parashikon uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit;

S'ka projekt-plan se si do të ulet borxhi i rritur publik;

S'ka program masash për uljen e detyrimeve të prapambetura;

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë përveç deputetit të opozitës parlamentare Artur Roshi, të tjerët votuan kundër dekretit të presidenti Meta. Buxheti i 2021 pritet të kalojë për votim në Parlament në seancën plenare të së enjtes, njofton euronews.albania.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka apeluar vazhdimisht tek qeveria, duke kërkuar një vëmendje të shtuar për qytetarët në kushtet kur pandemia ka prodhuar thellimin e krizës ekonomike.


MË SHUME NGA Ekonomi