Pasojat e pandemisë në biznese
BKT
Ekonomi

Pasojat e pandemisë në biznese

Situata e vështirë ekonomike si pasojë e pandemisë, por si duket ka edhe shkaqe tjera që po e rëndon jetën e qytetarëve.

Kështu deklaroi, Vesel Krasniqi,  ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ”Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

"Pandemia ka ndikuar në uljen dhe stagnimin e zhvillimit ekonomik, që ka ndikuar kudo në botë, por edhe te ne, kjo është shkaktuar sidomos me mbylljen totale të bizneseve, prandaj në valën e dytë qeveria ka marrrë masa të kujdesshme, duke mos mbyllur tërë bizneset njëherësh" deklaroi më tej ai.

Veç kësaj,  shtoi minstri, pandemia ka ndikuar uljen e punëtorëve te bizneset, tani ka filluar së aktivizuari, por ende jo në nivel të kënaqshëm.

”Se sa punëtorë janë aktivë e sa jo, ndikimi pastaj te ta nga pandemia, ende nuk kemi një statistikë të saktë, por së shpejti do të kemi këtë, por kemi biznese të çregjistruar tӕ bizneseve, që po kështu ende nuk kemi numër të saktë të tyre”, sqaroi ai.

Tutje ministri Krasniqi theksoi se ulja e ekonomisë te ne është 5-7%, si kudo edhe në vendet tjera.

Ndërkohë që, sipas tij, e mira nga pandemia është ngritja e ndërgjegjes, sidomos në evidentimin e vendeve të punës, të ulet pra puna informale.

”Shumë biznese kanë njoftuar punëtorët që janë në punë në bizneset e tyre për të marrë përfitime nga rimëkëmbja ekonomike”, bëri të ditur ai.

”E një pozitivitet tjetër ekonomik është rritja e eksportit, sidomos në valën e dytë të pandemisë”, shtoi më tej ministri Krasniqi.

Veç tjerash ai shtoi se është krijuar një fond rezervë për mbështetje të bizneseve, e për këtë kemi pasur mbështetja edhe nga BB e nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, ku për herë të parë përmes granteve kemi mbështetur edhe gratë në biznese.

”Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike mund ta zbusin paksa bizneset por ndikon në rrijten prodhuese që të rrisin standardet e tyre për eksportimin e produkteve tona” theksoi ministri Krasniqi./RTKLive


MË SHUME NGA Ekonomi