SHBA zgjeron listën e vendeve të pretenduara si manipulues të monedhës
Departmenti i Thesarit i SHBA-ve emëroi dy vende si manipulues të monedhës dhe shtoi tre të tjerë në listën e monitorimit të vendeve që manipulojnë monedhën.
Sipas raportit të Departmentit të Thesarit, i titulluar "Politikat makroekonomike dhe të këmbimit të huaj të partnerëve kryesorë të tregtisë të SHBA-ve", Vietnami dhe Zvicra u etiketuan si manipulues të monedhës.
Tajvani, Tajlanda dhe India u shtuan në listën e monitorimit, ku përfshihen vendet që merren me "praktika të padrejta të monedhës" për t'u dhënë atyre një avantazh tregtar.
Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Gjermania, Italia, Singapori dhe Malajzia po ashtu janë në listën e monitorimit, ndërsa Irlanda u hoq në azhurnimin e fundit.
Sipas raportit, vendet në listën e monitorimit të Departmentit të Thesarit janë partnerë të mëdhenj tregtar të SHBA-ve dhe dyshohet se kanë marrë masa për të zhvlerësuar monedhat e tyre kundrejt dollarit amerikan.























