09:51 / 18.12.2020
Anulohet ankandi për shitjen e veturave të UNCHR-së
Shtëpia e Ankandeve Kosova ka njoftuar se për shkaqe teknike, ankandi publik me vetura të UNHCR-së i planifikuar të mbahet më datë 19 dhjetor 2020 është anuluar.
“Data e re e mbajtjes së ankandit publik do të shpallet nëpërmjet mjeteve të informimit në kohë të duhur.
Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar për pjesëmarrje në ankandin e anuluar që të vijnë në zyrat e Shtëpisë së Ankandeve Kosova që të tërheqin depozitat e paguara”, thuhet në njoftim.























