KPMShC obligon kryeministrin Hoti ta kthejë në punë drejtorin e ATK-së
Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës – Kolegji për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave në përbërje nga: Jeton Koca kryetar, Malsore Gashi Bajraktari, Eshref Shabani anëtar dhe Avdyl Bekteshi zyrtar i lartë për bashkëpunim profesional, në cilësinë e procesmbajtësit ka shqyrtuar ankesën e datës 19.10.2020 të parashtruar nga ankuesi, Ilir Myrtezaj kundër vendimit të datës 16.10.2020 të kryeministrit Avdullah Hoti në çështjen juridike ” Ndërprerje e marrëdhënies së punës”.
Duke u bazuar në vendimin që ka siguruar Gazeta Scanner, rezulton se ky Këshill ankesën e Murtezajt e ka aprovuar si të bazuar për ta kthyer sërish në punë.
“Obligohet kryeministri i Republikës së Kosovës që të bëjë zbatimin e këtij vendimi brenda afatit 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, duke e kthyer ankuesin Ilir Murtezaj në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, sipas vendimit të datës 05.02.2019, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, dhe të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës deri në zbatimin e këtij vendimi”, thuhet ndër tjera në vendim, shkruan Scanner.
Sipas kryeministrit Avdullah Hoti, Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ishte shkarkuar nga detyra e tij për shkak të “paaftësisë” dhe “sjelljes së keqe”.
Vendimi i plotë që ka siguruar Gazeta Scanner:






























