Fëmijët janë më të rrezikuar nga mutacioni i ri i Covid B.1.1.7
BKT
Shëndetësi

Fëmijët janë më të rrezikuar nga mutacioni i ri i Covid B.1.1.7

Pas lajmeve se një mutacion i ri i Covid po qarkullon në Britani, ekspertët britanik kanë deklaruar se fëmijët janë më të rrezikuar nga ky mutacion i ri. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë thënë se fëmijët janë më të ndjeshem nga mutacioni se sa nga virusi i mëparshëm.

Profesor Neil Ferguson deklaroi se mutacioni i Covid i quajtur B.1.1.7, mund të cilësohet si varianti më i fortë në infektimin e fëmijëve. Të tjerë studues kanë thënë se mutacioni me efikasitet ngjitje deri në 70% më shumë mund të lërë pas ndonjë sëmundje të rëndë tek personat që e kanë marrë atë.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.


MË SHUME NGA Shëndetësi