Balluku: Sektori i aviacionit vijon krizën për shkak të pandemisë
Gjatë konferencës së përjavshme me fokus ekonominë, ministrja Belinda Balluku lidhur projektin e për aeroportin e Vlorës, foli për ankimim tenderi për ndërtimin e aeroportit, nëse kjo do të sjellë vonesë për shpallja e fituesit.
Teksa konfirmoi ankimimin nga një operator në garë, që ka sjellë edhe shtyrjen e procesit, ministrja Balluku tha që kjo duhet parë pozitivisht, pasi nisur nga situata e pandemisë, sektori i aviacionit vijon të jetë në krizë të plotë.
“Është e vërtetë që kemi pasur një ankimim nga një prej operatorëve që janë të interesuar për të garuar për aeroportin e Vlorës, nuk mund t’ia heqim dot të drejtën askujt për të ankimuar, njofton euronews.albania.
Ministria ka nxjerrë urdhrin për ngritjen, por do ta shikoja këtë si një lëvizje pozitive. Na shtyn në kohë 2 javë, dje ishte dita kur bënim mbylljen e ofertave, por fakti që ka operatorë që janë të interesuar tregon se ka një dinamikë në këtë proces.
Ne e kemi ngrirë atë proces në mars për shkak të goditjes që mori sektori i aviacionit, sërish jemi në të njëjtat kushte, ndaj le ta shikojmë pozitivisht këtë moment”, tha znj. Balluku.























