Probleme me frymëmarrje, trajtimi i devijimeve dhe sinuseve
BKT
Shëndetësi

Probleme me frymëmarrje, trajtimi i devijimeve dhe sinuseve

Devijimet e hundës, që mund të jenë devijime funksionale që shkaktojnë pengesa, devijimet e perdes së hundës, që janë karakterisitikë e qenies njerëzore, që janë devijime vetëm te njerëzit, por që mund të jenë të lindura dhe të fituara, që këto të fundit janë të fituara, qoftë në fëmijëri ose gjatë rritjes, të cilat fitohen nga raste të ndryshme, nga lëndimet e ndryshme, etj.

Ishte deklaratae dr. Flamur Ukajt, otorinolaringolog, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Ai tutje sqaroi se devijimet e hundës, fjala vjen, te fëmijët kockat e hundës janë elastike, prandaj vijnë devijimet shumë lehtë.

Ai shtoi se ka gjasa qënë momentin e lëndimit nuk shfaqen devijimet nga lëndime, por më vonë, për ç'gjë  duhet treguar prindit për këtë, ndonëse nuk është e thënë që do të ndodhë. Ndërkaq devijimet te të rriturit në shumë raste janë devijime fiziologjike, dmth. që nuk shkakton pengesa, ndërsa devijimet që shkaktojnë pengesa në frymëmarrje me hundë, ajo është arsye që të trajtohet.

“Në rastet e devijimeve të hundës e shkaktuar me lindje, prindi vëren foshnjën që nuk merrr frymë me hundë, por mban gojën hapur, zakonisht në gjumë”, sqaroi mes tjerash dr.Ukaj, rastet e devijimit të hundës të shkaktuar me lindje.

Më tej ai shtoi se devijimet e hundës ka edhe raste të tilla shkaktojnë probleme me inflamacione të sinuseve, por edhe në fyt, vesh, që janë të lidhura mes veti.

Ai më tej sqaroi se si pasojë të infeksioneve nga devijimet e hundës, që shkaktohet tek laringu, bronkeve, etj. duhet operuar, që në raste të tilla mosha ma e mirë është 12 vjeçare, por ka mendime që në intervenime në devijimet e hundës mund të bëhet edhe në moshën 20 vjeçare.

Ndërkohë që ai këshilloi se devijimet e hundës, prej nga nuk ka pasoja, nuk ka arsye të intervenohet, pse t’i nënshtrohesh një stresi të panevojshëm./RTKLive


MË SHUME NGA Shëndetësi