16:09 / 27.12.2020
Hoxhaj: Do ta votojmë buxhetin
Ne, si PDK, po merremi seriozisht në planin e zhvillimit ekonomik, në kuadër të të cilit përfshihen arsimi e shëndetësia.
“Po një gjë duam ta bëjmë të qartë vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit”, theksoi Hoxhaj.
Më tej ai sqaroi se pse do ta votojnë buxhetin, ku, sipas tij,që të gjitha kategoritë shoqërore, të gjitha institucionet shtetërore e publike që varen prej buxhetit të shtetit rrezikojnë të mbesin pa paga.
“Nuk duam që vendi të shkojë në kollaps ekonomik”, theksoi ai./RTKLive























