Gërxhaliu: Vështirë të realizohen premtimet e dhëna parazgjedhjeve
BKT
Ekonomi

Gërxhaliu: Vështirë të realizohen premtimet e dhëna parazgjedhjeve

Pavarësisht se bota po kalon në një periudhë të rëndë me pandeminë, politikanët e Kosovës do të mundohen që t’ju `lyejnë kokën me akull` kosovarëve.

Eksperti e ekonomisë, Safet Gërxhaliu për Syri.net Kosova, thotë se në rend të parë duhet të kuptohet që politika në vete ngërthen një definicion interesant që ka të bëjë me një art të mashtrimit, i cili vjen në pah zakonisht në kampanja të ndryshme zgjedhore.

Sipas tij, kjo është dëshmuar në Kosovën e pasluftës, ku premtimet kanë qenë pompoze, por realizimi I tyre ka qenë diametralisht I kundërt, investimet kanë qenë më tepër atje ku ka pasur përfitime te grupet e caktuara të interesit, klane, parti politike sesa për shtet dhe qytetarë. "Në këtë drejtim është e vërtetë që jemi në një periudhë kohore mjaft sfiduese, në rend të parë duhet të kuptohet që Kosova nuk e ka komoditetin, që pothujase , brenda një viti të ketë dy parë zgjedhje, në rend të dytë definitivisht efektet e pandemisë Covid-19 në aspektin ekonomik janë evidente edhe në vend, e treat është dimenzioni kohor që nuk dihet deri kur do të zgjatë kjo pandemi  dhe e tëra kjo do të ndikoj në mënyrë direkte ose indirekte në ngecjen e relaizimit të premtimeve, që do të bëhen eventualisht në kampanjën zgjedhore për këto zgjedhje”

Ai vlerëson se qytetarët e Kosovës, janë mësuar në këtë drejtim dhe e shohin fare mirë që orientimet janë shumë më tepër atje ku ka më tepër tenderë, por në këtë drejtim, beson që do të ketë tkurrje shkaku I pandemisë.

Gërxhaliu, tutje tha se ajo që duhet ta brengos qytetarin dhe ta analizoj para hedhjes së votes është, si është e mundur që të dilet në kampanja zgjedhore për vitin 2021 dhe e tëra kjo mbështet në faktin që në projeksionet buxhetore, për vitin 2021 ka tkurrje të të hyrave.“Për vitin 2021 ka tkurrje të të hyrave. të orientuara në edukim, arsim, investime, ushtrinë dhe në qoftë se këto shtylla anashkalohen , a mund të ndërtohet kampanja vetëm me premtime sterile të orientuara në infrastrukturë dhe në asfalt.Prandaj do të jetë mjaft sfiduese por dua të besoj që qytetari është mësuar me premtime të kota dhe kjo do ta përcjellë Kosovën edhe në të ardhmen”.


MË SHUME NGA Ekonomi