Gërxhaliu: Bizneset dhe qytetarët po i vuajnë pasojat e politizimit
BKT
Ekonomi

Gërxhaliu: Bizneset dhe qytetarët po i vuajnë pasojat e politizimit

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se bizneset dhe qytetarët janë duke i vajtuar pasojat për shkak të politizimit të pandemisë nga klasa politike.

Komplet pakoja për mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve ka mbetur nën hijen e agjendës politike, agjendë kjo e cila më shumë e ka dëmtuar Kosovën, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe social”, ka thënë Gërxhaliu.

Sa i përket pakos së parë emergjent në fillim të pandemisë, kur Qeveria Kurti kishte ndarë nga 170 euro paga për punëtorë dhe pagesën e pjesshme të qerasë për bizneset, ai vlerëson se kjo pako pjesërisht ka përmbushur kërkesat.

“Që nga marsi i këtij viti kemi pasur një pako emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti, e cila pjesërisht ka përmbushur obligimet e veta që t’i paguajë punëtorë. Mirëpo duke pasur parasysh faktin që kemi pasur një informalitet të nivelit të lartë s’kanë përfituar të gjithë në këtë mënyrë. Pra, derisa vendet e rajonit ‘kanë bërë gara’ si ta mbështesin qytetarin dhe biznesin në Kosovë shumë më tepër është luftuar për agjendë politike”, tha Gërxhaliu.

Sa i përket Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit dhjetor, pas shumë vonesave, Gërxhaliu thotë se fokusi ka qenë të tërheqja e 10-përqindëshit, por thotë se pjesa tjetër është shumë vështirë për t’u zbatuar për shkak se mungojnë mjetet dhe zotime financiare.

” Nuk ekzistojmë mjete dhe zotime financiare. Ne po shkojmë zgjedhje, dhe derisa s’do të ketë miratim të buxhetit për vitin 2021 atëherë çdo tentativë tjetër është sterile, por jo mundësi dhe realitet për t’u zbatuar”, është shprehur Gërxhaliu.


MË SHUME NGA Ekonomi