Kushi: Viti 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%
BKT
Ekonomi

Kushi: Viti 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.

Ministrja Kushi bëri të ditur se “në vitin 2017 paga e mësuesve u rrit me 10%, në 2019 me 7% dhe në 2021 me 15%”.

Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e parreshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin! ” shkruan në postimin e saj ministrja Kushi./RTSH


MË SHUME NGA Ekonomi