Turqia arriti nivel rekord të eksportit në vitin 2020
Ministrja e Tregtisë e Turqisë, Ruhsar Pekcan, duke cituar të dhëna paraprake, tha se eksportet e Turqisë arritën në 169,5 miliardë dollarë në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Ajo u shpreh se vitin 2020 Turqia e mbylli me një rekord historik në eksport, duke shtuar se ky është një suksesi i eksportuesve dhe Turqisë.
Turqia regjistroi shifrën më të lartë të eksportit mujor të të gjitha kohërave prej 17,8 miliardë dollarë në dhjetor, me rritje prej 16 për qind nga viti i kaluar, tha ministrja Pekcan gjatë takimit të vlerësimit të tregtisë së jashtme në fund të vitit në kryeqytetin Ankara.
"Në tremujorin e fundit të vitit 2020, me eksport prej 51,2 miliardë dollarë, është thyer rekordi i eksportit më të lartë për një periudhë tre mujore", shtoi ajo.
Pekcan gjithashtu tha se në vitin 2020 janë thyer rekorde të eksportit në 44 shtete, ndërsa tre të parët janë SHBA, Izraeli dhe Koreja e Jugut.
Importet e Turqisë gjithashtu u rritën për 4,3 për qind, duke arritur në 219,4 miliardë dollarë në vitin 2020.
Kështu, raporti i mbulimit të eksportit me importit në Turqi arriti në 77,3 për qind në vitin 2020.























