Bankat nuk e duan më presidentin Trump si klient
BKT
Ekonomi

Bankat nuk e duan më presidentin Trump si klient

Ngjarja e Kapitolit në Uashington DC mund t`i kushtojë shtrenjtë presidentit Donald Trump.

Dy bankat nga më prestigjioze nuk e duan më presidentin Donald Trump si klient, njofton SvD, transmeton RTKLive.

Arsyeja është dhuna e javës së kaluar kundër Kongresit. Vendimi mund t'i kushtojë Trump-it miliarda.

Prestigji dhe shuma të mëdha të parave janë në rrezik për Donald Trump kur Deutsche Bank dhe Signature Bank me bazë në Nju Jork ,dëshirojnë t'i japin fund marrëdhënies klienteliste me presidentin Trump.

Të dy bankat kanë bërë biznes me presidentin dhe manjatin e pasurive të patundshme për dekada, por tani ata thonë se ka mjaftuar që kur Trump i nxiti mbështetësit e tij të marshonin drejt Kongresit dhe "të tregonin forcë". /RTKLive


MË SHUME NGA Ekonomi