​Hoti emëron Ekrem Hysenajn U.D. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së
BKT
Ekonomi

​Hoti emëron Ekrem Hysenajn U.D. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sot ka emëruar Ekrem Hysenajn në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102, Ligjin nr.04/L-115, Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Pasi të përfundojë detyrën e u.d. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas akt-emërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-a për zbatimin e tij. 


MË SHUME NGA Ekonomi