Kompania ajrore Norwegian, ndërpret fluturimet në linja të gjata
BKT
Ekonomi

Kompania ajrore Norwegian, ndërpret fluturimet në linja të gjata

Kompania ajrore Norqegian ndërpret fluturimet në linja të gjata, për shkak të krizës financiare dhe nuk pritet që të ristartohet për një kohë të gjatë.

Prandaj të nisur nga nky shkak, kompania përqëndrohet vetëm në fluturime në linja të distyancë të afërt, kryesisht me vendet fqinje dhe në vendet e afërta evropiane, njofton HS, transmeton RTKLive.

Kompania ka aplikuar për ristrukturimin e korporatave që synon rehabilitimin e biznesit të saj "të zbatueshëm".

"Fluturimet tona të shkurtëra kanë qenë gjithmonë shtylla kurrizore e Norvegjian dhe do të formojnë një bazë fleksibël për modelin tonë të biznesit në të ardhmen," thotë shefi i CEO i Jacob Schram në një njoftim për shtyp.

Sipas Schram, modeli i ri i biznesit shënon një fillim të ri për kompaninë.

Synimi është gjithashtu të zvogëlohet barra e borxhit të kompanisë me 20 miliardë NOK, ose 1.9 miliardë Euro. Kompania gjithashtu thotë se është ende duke u përpjekur të negociojë financimin e urgjencës me shtetin norvegjez, deklaroi ai./RTKLive


MË SHUME NGA Ekonomi